Verratti, alternativa e e Pogba për Barcelonën

Paul Pogba, Ilkay Gundogan apo Marco Verrati, njëri prej tyre me siguri do të jetë zëvendësuesi i Xavi Hernandez te Barcelona. Objektivi i parë i kampionëve të Europës për mesfushën është talenti francez i Juventusit, por nëse nuk arrin të firmosë dot me Paul Pogba, Barcelona do ta përqëndrojë të gjithë vëmendjen te italiani i Paris Saint Germain Marco Verrati. Drejtori sportiv i katalanasve Ariedo Braida po punon për të gjetur gjuhën e përbashkët me klubin bardhezi për transferimin e 22-vjecarit në Spanjë por problemi qëndron te fakti se për djaloshin e artë interesohen edhe disa klube të tjera të mëdha dhe Juventusi do tia shesë lojtarin skuadrës që ofron më shumë para.

Një tjetër alternativë për Barcelonën është edhe Ilkay Gundogan por kërkesat financiare të këtij të fundit janë shumë të larta dhe blaugranat mund të heqin dorë nga blerja e mesfushorit të përfaqësueses gjermane. Në këtë mënyrë shfaqet pista Verrati me talentin e Paris Saint Germain që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcës. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo është pikërisht 22-vjecari italian i preferuari i trajnerit Luis Enrique dhe klubi katalanas do të bëjë gjithcka për të transferuar në Camp Nou Verratin. Barcelona do të synojë ta blejë atë gjatë kësaj vere për ta angazhuar në skuadër në Janar të 2016-s kur ti ndizet drita jeshile nga Fifa për merkaton në hyrje. Për kartonin e 22-vjecarit Barcelona është gati të derdhë në arkat e Paris Saint Germain rreth 50 milionë Euro.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?