Verstappen triumfon në Çmimin e Madh në Silverstone
Ndalet Mercedesi. Në “Çmimin e Madh” të 70-vjetorit, në Silverstone, Max Verstappen fitoi me makinën Red Bull. Holandezi shfrytëzoi më së miri strategjinë e fillimit me një gomë të fortë dhe u paraprin dy pilotëve të Mercedesit, Hamilton dhe Bottas.
Charles Leclerc i Ferrarit zhvilloi një garë të shkëlqyer, me vetëm një ndalesë, duke e mbyllur në vendin e katërt, ndërkohë që Vettel vetëm në të 12-in.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të kryesojë Hamilton, me 107 pikë (3 vende të para), i ndjekur nga Verstappen (Red Bull) me 77 pikë, ndërsa Bottas, piloti tjetër i Mercedesit renditet i treti me 73 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

