Veseli: Të harrojmë miqësoren me Kosovën, reagojmë ndaj Ukrainës
Frederik Veseli është shfaqur në konferencën e radhës për shtyp në prag të miqësores ndaj Ukrainës që do të luhet këtë të diel. Mbrojtësi i Empolit është përqendruar më shumë te disfata ndaj Kosovës.
“Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin.
Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën.
Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, – u shpreh mbrojtësi i Empolit në Serinë A.
KOHA JONË SONDAZH

