Vetel i pandalshëm në Formula 1, triumfon në Bahrein

Nuk ka surpriza në sezonin e ri në Formula 1. Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka fituar Çmimin e e Madh të Australisë. Katër herë kampioni i botës i la të gjithë pas edhe në Bahrein, duke ruajtur vendin e parë që nga starti dhe deri në fundin e garës.

Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedes Valteri Botas, por këtë herë distanca me vendin e dytë ishte shumë e ngushtë, madje pati duel deri në kthesën e fundit për vendin e parë.

Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Hamilton e mbylli garën e dytë të këtij sezoni në vendin e tretë edhe pse u nis vetëm nga vendi i nëntë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?