FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Bayern nuk njeh rivalë në Gjermani, fiton Kupën pas tre sezonesh

Vijon dominimi i Bayern Munich në Gjermani.

Bavarezët mposhtën pastër 3-0 RB Leipzig, në finalen e madhe të “Olympiastadion”, duke ngritur lart trofeun e Kupës së Gjermanisë. Titulli i dytë për këtë sezon, me Bayern që koleksionon titullin e 19-të në histori.

Në Berlin, Bayern vuajti për të kaluar në avantazh, me Lewandowski që gjeti fundin e rrjetës vetëm pas gjysëm ore lojë. Polaku realizoi një gol mjaft të vështirë, ku me kokë shndërroi në gol një krosim të Alaba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Bayern, ndërkohë që Coman shënoi për 2-0. Goli i Robert Lewandowski 5 minuta përpara fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një titull që vjen pas 3 sezonesh, pasi kujtojmë që trofeu i fundit i Kupës së Gjermanisë që u ngrit nga Bayern rezulton në sezonin 2015-2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?