FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ “Me Ferrarin në botën tjetër”, Niki Lauda përcillet i veshur si pilot

Familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit Niki Lauda, një prej kampionëve më të mëdhenj në historinë e Formula 1, i cili u nda nga jeta javën e kaluar pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet u zhvilluan në katedralen e “Shën Stefanit” në Vienë, ndërsa bashkëshortja Birgit bashkë me dy djemtë e tij Lukas dhe Mathias, vendosën mbi arkivolin e Niki Lauda kaskën e Ferrarit me të cilën ish-piloti garoi në karrierën e tij të shkëlqyer.

Sipas mediave austriake, familjarët kanë përmbushur edhe dëshirën e fundit të Niki Lauda, i cili ka kërkuar të përcillet i veshur me tutat e Ferrarit që mbajti veshur kur u shpall kampion bote në Formula 1 në vitin 1975 dhe 1977.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas homazheve, familjarët e tij kishin vendosur që funerali të ishte privat dhe pa praninë e mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?