Video shokuese/ Skiatori austriak arrestohet duke marrë doping

Dopingu është kthyer në “plagën” më të madhe të sportit botëror. Shumë sportistë, madje dhe kampionë të mëdhenj në disiplina të ndryshme kanë rezultuar pozitivë në përdorimin e substancave të ndaluara, ndërsa karriera e tyre është shkatërruar. Por asnjëherë nuk kishte ndodhur që një sportist të arrestohej në flagrancë, teksa ishte duke marrë doping.

YouTube player

Kjo i ka ndodhur skiatorit austriak, Maks Hauke, të cilit i janë vënë prangat teksa përpara garës bënte një transfusion gjaku, mënyra e re dhe më pak e gjurmueshme e përdorur për dopingun. Në videon e publikuar së fundmi dhe që po bën xhiron e botës duket qartë momenti i vështirë në të cilin ndodhet skiatori i rrethuar nga forcat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?