Video/ Tre dopieta për një finalist, Gjermania U21 pranë historisë

Gjermania është finalistja e parë e kampionatit Europian për 21 vjeçarët.

Të besuarit e Stefan Kuntz mposhtën me shifrat e thella 4-2 Rumaninë. Në gjysëmfinalen e zhvilluar në “Renato Dall’Ara” të Bolognës, Pancerat ishin thjeshtë fenomenal, duke bërë një përmbysje spektakolare në 45 minutat e dyta.

Edhe pse kaloi e para në avantazh, me anë të Amiri, dopieta e Puscas i mjaftoi Rumanisë për të shkuar drejt dhomave të zhveshjeve në epërsinë 2-1. Me rikthimin në fushë, Waldschmidt vendosi ekuilibrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u duk se takimi po shkonte drejt shtesave, sërish Waldschmidt kaloi në epërsi Gjermaninë, ndërkohë që Amiri në minutën e katërt shtesë i dha të drejtë shokëve të tij për të kaluar në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për këtë grupmoshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalisti tjetër do të dal pas ballafaqimit të Spanjës dhe Francës, takim që nis pak minuta më vonë.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?