VIDEO/ Zyrtare, Chelsea prezanton Frankie Lampard

Tashmë është zyrtare, Frenkie Lampard është trajneri i ri i Chelsea. Pas 13 viteve si lojtar, ish legjenda e bluve rikthehet në “Stamford Bridge” këtë herë si trajner duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ish mesfushori i famshëm i largua nga Chelsea në vitin 2014 për tu aktivizuar një vit te Man.City më pas për dy sezone te New York. Tani pas një viti si trajner në krye të Derby County, Lampard rikthehet si “timonier” në shtëpinë e tij:

“Jam jashtëzakonisht shumë krenar që rikthehem te Chelsea si trajner. Të gjithë e dinë dashurinë time për këtë klub dhe të gjithë e njohin historinë që kemi bërë sëbashku. Jam këtu për të punuar fort dhe për ti dhuruar të tjerë suksese klubit, mezi po pres të nis punën”, u shpreh Lampard në intervistën e tij të parë si trajneri i Chelsea. Edhe Marina Granovskaia, krahu i djathtë i presidentit Abramovic, ka përshëndetur rikthimin e Lampard:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ne është një kënaqësi e madhe të ritakohemi me Frenk. E njeh shumë mirë klubin dhe në sezonin e fundit konfirmoi se është një nga trajnerët më të talentuar në qarkullim. Pas 13 viteve me ne si lojtar duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të klubit menduam se ky ishte momenti më i mirë për tu bashkuar sërish, jemi shumë të lumtur”, u shpreh drejtoresha e përgjithshme e Chelsea. Sipas mediave angleze, Lampard ka firmosur një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitoj 6 milion euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?