Villareali i shkakton një humbje të papritur Realit në La Liga (VIDEO)
Villareali i shkakton humbjen e dytë sezonale Real Madridit në kampionat. Nëndetësja e Verdhë mori një fitore 2-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Ancelottit duke luajtur një ndeshje mjaft të mirë.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, por emocionet nuk munguan. Në minutën e 46-të, Moreno sheh të zbuluar Yeremi Pino të lirë në krahun e majtë. Ky i fundit bën gjithçka mirë brenda zonës duke realizuar me një goditje të lehtë, që nuk mundi të shmangej nga Mendy.
Reali do të reagonte duke gjetur shumë shpejt barazimin. Në minutën e 58-të, Foyth preku shumë lehtë topin me dorë dhe nuk ndikoi aspak në vijimin e aksionit të Vinicius Junior. Arbitri gjithsesi e cilësoi si të parregullt, duke akorduar 11-metërsh, i cili do të kthehej në gol nga Benzema.
Dy minuta më pas Alaba preku topi me dorë brenda zonës, duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë, Gerard Moreno do të tregohej i saktë. Reali ngulmoi deri në fund që të shmangte humbjen, por nuk arriti që të realizonte sërish. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

