Vjen largimi i 6-të nga Partizani, mbrojtësi transferohet në Rumani
Amir Bilali do të luajë sezonin e ardhshëm në Rumani me ekipin e Klinçenit. Media shqiptare në Maqedoninë e Veriut “News-tv” zbulon se mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur kontratë 1-vjeçare me skuadrën rumune duke patur si opsion dhe rinovimin pas skadimit të kontratës.
Lojtarit i ka skaduar kontrata me Partizanin dhe pritet të prezantohet sot te skuadra e re. Pas Boldorit, Solomonit, Trashit, Telushit dhe Hakajt, Bilali bëhet largimi i radhës te Partizani.
KOHA JONË SONDAZH

