Vjen me risi ndaj Francës, De Biasi: Serbi-Shqipëri? Vendimi i KAS nuk i prish planet tona

Një javë para ndeshjes miqësore me Francën, që do të luhet në Elbasan, kombëtarja shqiptare do të mësojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen e 14 tetorit të shkuar Serbi-Shqipëri.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka pohuar se cilido të jetë vendimi, kualifikimi për në “Francë 2016” mbetet në dorën e kuqezinjve.

“Është e qartë që nëse marrim 3 pikë nga KAS-i, kemi më shumë mundësi për të shkuar në Francë, por gjithsesi çdo gjë varet nga ne, pasi nuk duhet të lejojmë të humbim në 4 ndeshjet e ardhshme. Sigurisht që nuk jemi skuadër më e mirë se Franca apo të tjerat, me elementë që bëjnë diferencën. Ajo që tek ne është e rëndësishme, është forca e grupit të lojtarëve që kemi”, tha tekniku italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga italiani, trajneri i kombëtares franceze ka grumbulluar për ndeshjen me Shqipërinë të gjithë lojtarët më në formë për momentin.  Mungesa e vetme cilësore e francezëve është sulmuesi Karim Benzema, i cili nuk është grumbulluar për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mungojnë risitë në listën e Gianni de Biasit për sfidën miqësore me Francën, ku përveç numrit të lartë të futbollistëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar, bie në sy grumbullimi për herë të parë i Arbnor Fejzullahut dhe Afrim Takut.

 Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Orges Shehi janë tre gardianët e kësaj sfide. Në mbrojtje mungon Mërgim Mavraj i dëmtuar. Këtij reparti i  rikthehet Renato Arapi, që ftohet pas një periudhe të gjatë. Në mbrojtje do të jenë po ashtu edhe emra të tjerë si Naser Aliji, Arlid Ajeti, kapiteni Lorik Cana, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani dhe Arbnor Fejzullahu. Në mesfushë Afrim Taku grumbullohet për herë të parë me kuqezinjtë, si dhe rikthehet Sabien Lilaj.  Janë thirrur edhe Migjen Basha, Ergys Kaçe, Andi Lila, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Herolind Shala. Në sulm janë grumbulluar: Bekim Balaj, Sokol CIkalleshi, Armando Sadiku dhe Valdet Rama.

Janë 6 futbollistë të lënë jashtë kësaj listë, lojtarë të cilët u aktivizuan ndaj Armenisë. – “Është një periudhë e rëndësishme e vitit pasi janë mbyllur të gjitha kampionatet. Lojtarët presin të shkojnë me pushime duke qenë se vijnë të lodhur nga aktivitetet. Kjo është e njëjtë si për ne dhe për kundërshtarin. Për këtë arsye kam bërë shumë ndryshime krahasuar me sfidën e luajtur në Rëne. Agolli ka luajtur në Kupën e Azerbajxhanit dhe e ka fituar. Ai së bashku me futbollistët që aktivizohen tek Baseli, apo skuadrat e tjera në Zvicër duke përjashtuar Sadikun do të nisin përgatitjet më 18 qershor. Nuk i kam grumbulluar këta futbollistë, pasi dëshiroj që të karikojnë bateritë dhe t’i kem në formën optimale në muajin shtator, atëherë kur kemi ndeshje shumë të rëndësishme”.

Ndaj Francës është i vetmi test për kuqezinjtë në prag të dy sfidave të rëndësishme në muajin Shtator me Danimarkën në transfertë, si dhe Portugalinë në Elbasan.

-“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne sepse është e vetmja provë përpara sfidave të Shtatorit. Rezultati është i rëndësishëm sepse dëshirojmë të rritemi dhe të shohim futbollistët e rinj që nuk i kemi provuar më parë. Një ndeshje e tillë është e rëndësishme të kuptoj se sa forcë ka skuadra të përqendrohet ndaj një kundërshtari të tillë. Ata u mundën ndaj Belgjikës të Dielën dhe ndaj nesh do të vijnë me dëshirën për të fituar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?