FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen serbi Baco Nikoliç, Flamurtari gjen pasuesin e Gjergj Muzakës

Flamurtari nuk ka kohë për të humbur. Menjëherë pas largimit të disa lojtarëve kryesorë, si të Gledi Micit, Gjergj Muzkaës, Gilbertos apo të Gilman Likës, ekipi vlonjat ka prezantuar mesfushorin nga Nikshiqi, Baco Nikolic, i cili  vjen nga kampionati serb ku është aktivizuar me Borac Cacak për dy sezone e gjysmë. Nikolic ka firmosur kontratën në ambientet e klubit vlonjat dhe është nisur menjëherë në drejtim të Antalias ku do t’i bashkohet ekipit të ri nën urdhrat e trajnerit Ernestino Ramella. Nikoliç ka një karrierë të gjatë, të nisur pikërisht tek skuadra e qytetit të lindjes Sutjeska për të vijuar me Petrovac dhe Cetinje. Në lëvizjet e shumta në merkato për Nikoliç bie në sy edhe aktivizimi i tij tek Sherif i Tiraspolit në Moldavi ku madje ka shënuar edhe një gol në champions League ndaj Dinamos sonë në ndeshjen e parë e luajtur në Tiraspol, që e fituan vendasit me rezultatin 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?