Vllaznia e priste me kontratë në dorë, Junior firmos në Sllovaki

Teksa pritej të firmoste me Vllazninë, sulmuesi brazilian, Silvio Rodriguez, i njohur nga opinioni sportiv shqiptar si Junior ka zgjedhur një tjetër destinacion.

25 vjeçari është bashkuar me skuadrën sllovake, FC ViOn Zlate Moravce. Bomberi i rritur te akademia e Corinthians ishte deciziv me 13 golat e shënuar në 21 takime me shkodranët, duke ndihmuar kuqeblutë që të sigurojnë ngjitjen në Superligë.

Gjithsesi, kjo nuk i ka bindur drejtuesit që t’i ofrojnë një rinovim kontrate, duke e lënë të lirë për të firmosur në Superligën sllovake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?