Vllaznia firmos me ish-futbollistin e Skënderbeut, rinovon me portierin
Vllaznia nuk ka ndërmend që të ndalet në afrimin e futbollistëve. Eni Imami do të jetë pjesë e shkodranëve në sezonin e ri. Pas aventurës me Tiranën dhe Skënderbeun në sezonin e fundit, Imami tashmë do të mbajë veshur fanellën e Vllaznisë. Lojtari është prezantuar nga klubi shkodran, të cilët kanë njoftuar firmën edhe me një lojtar tjetër.
Vllaznia njofton rinovimin e kontratës për 5 vitet e ardhshme me portierin Kristi Qarri, i cili përveç ekipit të parë do të aktivizohet edhe me U-21. Sipas shkodranëve kjo marrëveshje afatgjatë është pjesë e strategjisë së klubit në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane.


KOHA JONË SONDAZH

