Vllaznia e femrave fiton me përmbysje ndaj ekipit estonez në Champions League

Vllaznia për femra mori një fitore të rëndësishme 3-2 përballë ekipit Parni nga Estonia. Vajzat kuqeblu ishin mundur në takimin e parë nga Sarajevo me rezultatin 5-0, mirëpo kanë arritur të reagojnë në takimin e dytë. Pas 12 minutave lojë ato e panë veten në disavantash.

Megjithatë, Franja 6 minuta më vonë shënoi dhe barazoi takimin, duke vulosur edhe rezultatin e pjesës së parë. Sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 48-të, Gjini i dha avantazhin ekipit, ndërs Doci shënoi dhe golin e 3-të që do të ishte i fundit i takimit

Të hënën Vllaznia do të përballet me moldavet e Agarista-Ssanenni Noi. Nëse arrin të fitojë më golaravazh shkodranet do të shkonin në fazën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?