Vllaznia “gjunjëzon” Flamurtarin me Likën dhe një “perlë” të Hygor (VIDEO)

Vllaznia e nis me një fitore të rëndësishme vitin 2020, duke harruar dy disfatat e fundit. Kuqeblutë mposhtën 2-0 në Loro Boriçi Flamurtarin duke u ngjitur në kuotën e 26 pikëve në kampionat. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të nga Gilman Lika me penallti, pas një 11-metërsh i fituar nga Renato Malota, ky ishte edhe goli i parë në kampionatin shqiptar për vitin e ri 2020.

Për të vulosur fitoren e Vllaznisë në këtë sfidë mendoi braziliani Hygor që i ardhur në fushë nga stoli në të 82-ën realizoi një gol spektakolar me roveshatë, një gol që ia dedikoi nënës së tij e ndarë nga jeta disa javë më parë.

Pas golit të parë të shkodranëve, Flamurtari me Marcelo Troisin në stol tentoi të barazonte reagonte, por do ta kishte të vështirë. Me këtë fitore kuqeblutë mbajnë vendin e 6-të me 26 pikë, ndërkohë që Flamurtari mbetet e fundit në kuotën 6 pikëve, me 6 barazime dhe 12 humbje në 18 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?