FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia, Ndriçim Shtubina rinovon, Gilman Lika qëndron

Ndriçim Shtubina nuk do të largohet nga Shkodra, do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesfushori shkodran firmosi kontratën e re me klubin kuqeblu paraditen e së shtunës në prani të administratorit Neritan Kalamishi. Futbollistit 28-vjeçar i kishte përfunduar kontrata me këtë skuadër dhe ishte një futbollist i lirë. Ai ka marrë edhe disa oferta ditët e fundit, megjithatë ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës shkodrane.

Të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe mesfushori tjetër, Gilman Lika. Edhe ai ka qenë i pranishëm paraditen e së shtunës në zyrat e klubit dhe ka arritur marrëveshjen paraprake me drejtuesit, duke gjetur edhe akordin financiar. Hedhja e firmës me të është lënë të bëhet javën e ardhshme, megjithatë duket e sigurtë që edhe ky futbollist do jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ri.

Qëndrimi i dy futbollistëve, Shtubina dhe Lika, si dhe me përpjekjet për të sjellë disa lojtarë të tjerë cilësorë në skuadër, kryesisht të huaj, drejtuesit e Vllaznisë po tentojnë të ndërtojnë një grup të mirë për sezonin e ri. Kampionati i ri i Superiores do të startojë më 22 gusht dhe sipas shortit të hedhur ditën e djeshme, Vllaznia në javën e parë do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi, Skënderbeun e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?