Vllaznia shpërdoron avantazhin e dyfishtë, ndan pikët me Kukësin (Video)

Ernest Gjoka duhet të presë të paktën edhe një javë për të marrë fitoren e parë me skuadrën e Vllaznisë. Klubi shkodran është ndalur sot në një barazim 2-2 me Kukësin në “Zeqir Ymeri”.

Miqtë surprizuan që në fillim të ndeshjes pasi në minutën e 6 kaluan në avantazh me anë të italianit Charles Atsina. 28-vjeçari vetëm pas 13 minutash do të dyfishonte shifrat duke krijuar iluzionin e një fitoreje për Vllazinë. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 pasi sulmuesi Elis Guri shkurtoi diferencat në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë braziliani Cale do të rikthente baraspeshën me një gol të bukur nga jashtë zone. Për rreth 30 minuta u prit kthesa e madhe nga vendasit ose reagimi i Vllaznisë, por në fund i gjithë takimi u mbyll me shifrat e barabarta 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 8 ndeshjesh në Superligë Kukësi renditet në vendin e dytë me 17 pikë, 5 më pak se Skënderbeu kryesues, ndërsa Vllaznia mban vendin e 8 me 6 pikë, 1 më shumë se Luftëtari e Lushnja që për momentin janë një kategori më poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?