Vllaznia-Teuta bëjnë paqe në “errësirën” e Loro Boriçit

Vllaznia dhe Teuta nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim pa gola në duelin e javës së 13-të. Në “Loro Boriçi” fraksioni i parë, u fikën dritat në dy raste, duke lënë tifozët në errësirë për disa minuta. Nuk mungoi as dhuna teksa Sinjo dhe Kallaku provuan të bënin pak boks, teksa arbitri i shpërbleu me nga një karton të verdhë.

 

Në fraksionin e dytë, Kallaku provoi të vendoste në vështirësi portierin Sherri. Lika ju kundërpërgjigj nga goditja e dënimit, teksa tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 70-të, Kalaja humbi një mundësi shumë të mirë shënimi, por edhe në këtë rast goditja e tij nuk shkoi në kuadrat. Barazimi e mban Vllazninë në vendin e 8-të me 17 pikë, ndërkohë që Teuta ka dy pikë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?