Vllaznia vuan ndaj Bylisit, por kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndonëse nuk mungojnë rastet për shënim. Kaçori kalon në avantazh ballshiotët duke rihapur çështjen e kualifikimit.

Sulmuesi mallakastriot largohet me karton të kuq pak minuta më vonë dhe vendasit përfitojnë duke barazuar shifrat me Çobën, 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Vendimtare në këtë përballje të dyfishtë rezulton sfida e parë në “Adush Muça”, që u fitua nga skuadra e Josës me rezultatin 2-0. Falë këtij suksesi Vllaznia kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku i pret Partizani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?