Volej femra/ “Remundata” e Shqipërisë, mposhtin Austrinë në Europa League

Fitore e çmendur ajo e kombëtares kuqezi në volejboll për femra. Vajzat shqiptare bënë gjithçka mirë përballë Austrisë në transfertë, duke i mposhtur 3-2 (25-21; 25-22 ;19-25 ;16-25) me sete.

Një takim i nisur në malorë për kombëtaren tonë, pasi pas dy seteve e pa vetën në disavantazh të dyfishtë, duke e bërë akoma më të vështirë ndeshjen. Megjithatë, vajzat kuqezi e gjetën forcën për të kthyer në favor të tyre takimin, duke fituar me distancë të thellë 3 setet e radhës dhe për ta mbyllur takimin në favorin e tyre 3-2.

Kjo fitore forcon pozitat në vendin e dytë në grupin B të kombëtares shqiptare në volejboll për femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i ardhshëm është ai i 6 qershorit përballë Gjeorgjisë në shtëpi për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në Europa League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?