FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Voltana Ademi reagon për herë të parë për rënien e Vllaznisë: Ndjesa publike nuk mjafton!

Voltana Ademi u befasua sot ku u gjet përballë pyetjeve të gazetave në një ceremoni me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve. Më pas ka reaguar përmes faqes së vet në Facebook, ku shfaqet në foto me disa emra të njohur të futbollit shkodran, të cilët, sipas gjasave, do të vijojnë t’i drejtojnë kuqeblutë në rrugën e mundimshme të rikthimit në Superiore, sezonin e ardhshëm.

Postimi i plotë i kryebashkiakes Voltana Ademi:

“E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët dhe futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm ata për mosarritjen e objektivit, qëndrimit në Kategorinë Superiore, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës dua të siguroj të gjithë qytetarët se prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë dhe me përgjegjësitë konkrete për gjithsecilin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht, një grup pune po punon për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit. Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje përfundimtare. Angazhimi im si kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment për të rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë thyer në zemër. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës dhe njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re.”

Fotografia e Voltana Ademi  -  Faqja zyrtare

Fotografia e Voltana Ademi  -  Faqja zyrtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?