Vukicevic s’do të jetë ndaj Tiranës, drejtimin e Laçit e merr Ndreu
Laçi nuk do të ketë në krye të stolit trajneri Dejan Vukicevic nuk do të jetë në krye të ekipit kundër Tiranës. Trajneri malazez është larguar drejt Malit të Zi për shkak të një problemi familjar.
Në vend të Vukicevic, Laçi do të ketë ditën e sotme në krye të stolit trajnerin Ramadan Ndreu. Ky i fundit ka qenë pjesë e Laçit si trajner dy herë mes viteve 2016-2017.
Ramadan Ndreu ka qenë gjithashtu edhe pjesë e stafit teknik të Laçit. 56-vjeçari do të ketë sot në drejtim Laçin përballë kampionëve në fuqi, në një moment delikat për ekipin.
KOHA JONË SONDAZH

