Wanda Nara në lot: Heqja e shiritit për Icardin, sikur t’i kishin prerë një këmbë (VIDEO)

Mauro Icardi po kalon momentin më të vështirë që kur është bërë pjesë e klubit të Interit, pasi së fundmi i është hequr shiriti i kapitenit, ndërkohë që ende nuk ka rinovuar kontratën. Bashkëshortja dhe agjentja e tij, Wanda Nara ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin e njohur “Tiki Taka”, ku ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

“Nuk kemi patur asnjë dyshim për të shkuar në stadium në sfidën me Sampdorian. Shkoj gjithmonë si bashkëshortja e kapitenit të Interit dhe si nëna e Valentinos, që është tifoz zikaltër. Dolëm 5 minuta para përfundimit vetëm për arsye sigurie. Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritin, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë”.

Më pas Wanda ka shpërthyer në lot në momentin kur është pyetur nëse ka biseduar me ish-presidentin Moratti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Folëm, pasi i kisha dërguar një mesazh falënderues për fjalët pozitive për Mauron. I kërkova ndihmë, sepse Mauro po vuante shumë. Kjo situatë duhet zgjidhur sa më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja? Jemi një familje interiste. Mauro ka shënuar 120 gola me këtë fanellë dhe është i pari që beson te kjo skuadër. Jetoj në Milano për Interin dhe nuk dua të largohem. Mauro është shumë i sinqertë dhe ndoshta kjo është një e metë në këtë botë hipokrite. Ideja jonë është të mos largohemi nga Interi”, deklaroi Wanda Nara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?