Wanda Nara: Nuk e di nëse Icardi do të qëndrojë te PSG
Wanda Nara si gjithmonë mendon për të trazuar disi ujërat, edhe pse Mauro Icardi po kalon një formë fantastike te PSG. Në një deklaratë të fundit që ka dhënë në “Grande Fratello Vip”, ajo ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen. “Mauro do të largohet nga PSG në fund të sezonit? Vendimi i përket atij, por asgjë nuk ka të sigurt. Do të shohim”.
Parisienët kanë të drejtën për blerjen e kartonit të sulmuesit për shifrën e 70 milionë eurove, teksa këtë sezon ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje. “Ai po bën mjaft mirë në Francë dhe unë jam e lumtur. Kemi gjetur shumë miq, ndaj do të shohim”, është shprehur agjentja e njohur.
Nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimi tek Interi, por në këtë rast, ai do të largohej te Juventusi, që është gati për të bërë një ofertë për të. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

