Wanda Nara ultimatum Interit: Nëse nuk i kthehet shiriti, nuk luan më

Nuk ka “paqe” në shtëpinë e Interit me Mauro Icardin. Pas heqjes së shiritit të kapitenit dhe deklaratave nga të gjitha palët në Itali, sot ka ardhur dhe një “ultimatum” nga Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e argjentinasit.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta Dello Sport”, flitet se Icardi nuk do të kthehet në fushën e lojës nëse nuk i rikthehet shiriti i kapitenit. Wanda Nara do t’i vendosë gjërat në vend duke i vendosur kushte Interit, që dje u shpreh se nuk do ta shisnin në verë.

Sulmuesi argjentinas sot feston ditëlindjen, ndërkohë që klubi zikaltër e ka uruar në rrjetet sociale. Interi është prekur nga këto zhvillime dhe tifozët janë të pritje të përfundimit, se cili do të jetë vendimi i Icardit për të vendosur paqen me shokët e ekipit, apo për të filluar negociatat me Realin dhe Juven që janë gati për ta rrëmbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?