Wenger zbulon arsyen e largimit nga Arsenali

Arsene Wenger ka zbuluar se arsyeja kryesore e largimit të tij nga Arsenal pas plot 22 viteve ka qenë mungesa u durimit.

Francez, i cili të hënën u rikthye në qendrën stërvitore në Londër për t’u përshëndetur me të gjithë dhe për t’i mbledhur plaçkat, u largua nga Arsenali me një vit të mbetur në kontratë në fund të sezonit dhe pas presionit në rritje.

Wenger ka thënë se nuk kishte durim më në Arsenal, përkundër arritjeve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se i kujt ishte vendimi që ai të largohej nga Emirates, 68-vjeçari ka thënë: “Jemi ulur së bashku dhe u pajtuam se ky ishte vendimi më i mirë, që të vinte dikush tjetër që ka durim dhe lavdërim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithmonë kishte mungesë durimi, dhe jo falje. Ku qëndron aty aq gjatë, atëherë ka edhe mungesë durimi. Ishim mësuar të ishim të suksesshëm gjithmonë por asgjë nuk ishte mjaft e mirë më”, shtoi ai.

“Edhe sikur ta fitonim Evropa Ligën, mund ta ndieja se durimi kishte humbur. Prandaj, më mirë t’i jepja fund”, theksoi ai.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?