FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaka i dhuron për herë të parë lule bashkëshortes pas katër vitesh

Pas katër vitesh së bashku, Leonita, bashkëshortja e Granit Xhakës ka marrë për herë të parë një dhuratë për festën e të dashuruarve dhe jo vetëm.

Me anë të një postimi në Instagramin e saj, gruaja e Xhakës ka treguar se nuk ka marrë asnjëherë trëndafila nga futbollisti i Arsenalit. Kjo është arsyeja që ajo e dashuron, pasi është special.

“Ndaj të dua Granit Xhaka. Pas 4 vitesh këto janë trëndafilat e mi të parë nga dashuria ime dhe kjo është speciale, sepse ai është special. Faleminderit që je bashkëshorti më i mirë, faleminderit për dashurinë tënde dhe faleminderit që më bën të qesh dhe të lumtur. Te dua”, ka shkruar Leonita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?