FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xherdan Shaqiri tek Inter, kundërpërgjigjet Milan, kërkon Granit Xhakën

Futbollisti me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, kaloi pak ditë më parë me shumë bujë në radhët e Inter. Ai la një ekip gjerman si Bajern Mynih, për t’iu bashkuar zikaltërve, por mund të mos jetë lëvizja e vetme e merkatos së janarit, e këtij lloji. Një tjetër lojtar shqiptar që po ashtu luan me kombëtaren zvicerane, dhe ashtu si Shaqiri, kërkohet nga Gjermania në një prej klubeve më të mëdha të Seria A. Bëhet fjalë për futbollistin e Borusia Myshengladbah, Granit Xhaka, të cilin e kërkon Milan.  Sipas “Corriere dello Sport”, klubi i Milanit është seriozisht i interesuar për transferimin e Granit Xhakës.  Milan mund ta transferojë mesfushorin kosovar për 9 milionë euro nga Borussia Monchengladbach. Klubi gjerman pagoi një shumë të njëjtë për ta marrë atë nga Basel. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?