Yaya Torue drejt largimit nga Siti, Inter ofertë 4-vjeçare për të bindur

Kontratë 4-vjeçare për të bindur Yaya Toure që të zbarkojë në Serinë A me fanellën e Interit. Ky është propozimi i përpiluar nga drejtuesit e Inter, për menaxherin ukrainas të futbollistit, Dimitri Seluk.

Presidenti Thohir por hedh hapat e parë drejt programimit të sezonit të ardhshëm, me trajnerin Roberto Mançini që e sheh nënshkrimin me lojtarin e Bregut të Fildishtë një mundësi që nuk duhet humbur. Megjithatë ende nuk është zbuluar shifra që Toure do të përfitojë si pagë për katër sezonet e ardhshme, sigurisht nëse do t’i thotë po ofertës së Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Angli 31-vjeçari përfiton 12 milionë Euro në sezon, një pagë të cilën Inter as që mund t’i afrohet, por gjithashtu duhet gjetur gjuha e përbashkët edhe me Cityn, pasi kontrata e lojtarit skadon pas më shumë se dy vjetësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vërtetë që Toure po përjeton një sezon mjaft të vështirë. Pellegrini e ka aktivizuar përkrah Fernandinhos në mesfushë me detyra më shumë mbrojtëse me mediat angleze që nuk kanë reshtur së evidentuari vështirësitë që po has Yaya në këtë rol.

Megjithatë cilësitë e tij as që vihen në diskutim, Mancini këtë e ka të qartë, ndaj dhe e ka kërkuar si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Manchester City mund t’i hapë bisedimet sepse kërkon të çlirohet nga rroga e lartë e Toure, që në Serinë A do të mund të përfitojë vetëm gjysmën e pagës që merr të Citizens.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?