Ylli i Aston Villa-s zbulon pse luan me këpucë të grisura
Jack Grealish arriti që të realizonte ëndrrën për të rikthyer Aston Villën në Premier League. Por ai është bërë personazh në mediat botërore, sepse e ka bërë këtë gjë me këpucët e grisura.
Ai paguhet 30.000 euro në javë, por kjo nuk do të thotë se ai do të blejë këpucë që kapin një vlerë prej 300 eurosh. Ai luajti me një palë këpucë sporti të bardha, të markës “Nike”, që ishin të grisura. Sipas tij ata i sjellin fat.
“Kur u ktheva nga dëmtimi, këpucët ishin të reja dhe me to arrita të shënoja dy gola e të jap disa asiste. Mendova se këto ishin këpucët e mia me fat, prandaj duhej t’i mbaja ato”, tha Jack Grealish në një intervistë për “Sky Sports”. Kjo nuk është hera e parë që ai është në qendër të vëmendjes, pasi këtë sezon u sulmua nga një tifoz në ndeshjen ndaj Birmingham City. /Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

