Ylli i Bayernit: E pamundur që të mbyllet Championsi!

Teksa UEFA këmbëngul në mbylljen e këtyre aktiviteteve, Lukas Hernandez e sheh gati të pamundur që Champions League të ketë një fitues këtë sezon.

Mbrojtësi i Bayernit deklaron se Champions është një kompeticion ku marrin pjesë shumë vende dhe është e pamundur të udhëtohet e të shmanget rreziku i infektimit edhe në rast se situata do të jetë disi më e mirë.

“Së pari do të jetë e vështirë për të kapërcyer gjithë këtë dhe për të pasur një fund të rregullt të kampionatit. Ndërkohë, Champions League ka të bëjë me vendet më të prekur në kontinent nga koronavirusi. Do të jetë e vështirë që të gjithë të përfundojnë karanantinimin dhe të jenë në të njëjtat kushte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje është e vështirë edhe thjesht të udhëtohet në Itali, Francë, Spanjë apo Angli. Le të jemi realistë, unë mendoj se është e pamundur të përfundohet Championsi në këtë kohë”, deklaroi Hernandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?