Ylli i Lyon zbarkon në Londër, nënshkruan sot me Tottenhamin
Tottenham pas dy vitesh më në fund bën një blerje në merkato. Klubi londinez ka mbyllur marrëveshjen me Lyonin për mesfushorin e talentuar Tanguy Ndombele, i cili është fotografuar sot në Londër, ku ka shkuar për të kryer kontrollet mjekësore.
Tottenhami ka rënë dakord me Lyonin për 62 milionë euro (55 milionë sterlina), plus 10 milionë në bonuse, duke thyer rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e klubit, që mbahej nga Davinson Sánchez, i blerë nga Ajax në vitin 2017 për 42 milionë sterlina.
Ndombele, 22 vjeç, do të marrë vendin e lënë bosh nga Mousa Dembélé, i transferuar në Kinë pak muaj më parë. Lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe një driblim fantastik, që do të shtojë ndjeshëm kualitetin në repartin e mesfushës.
KOHA JONË SONDAZH

