Yllit të Tottenhamit i bie të fikët gjatë pushimeve në Mykonos me të dashurën
Dele Alli është duke kaluar pushimet e verës në ishullin grek Mykonos së bashku me super të dashurën Rubi Mae.
Futbollisti anglez ka humbur ndjenjat për shkak të vapës. Kjo situatë e krijuar ka alarmuar tej masa të dashurën e mesfushorit, e cila ka lajmëruar menjëherë 2 person për ta ndihmuar.
Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e Totenhemit, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij. Fotografët kanë arritur që të kapin momentet e panikut për mesfushorin, i cili në sezonin e fundit pati një rënie të dukshme të formës së tij.




KOHA JONË SONDAZH

