FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zambrano shpjegon vendimet e diskutueshme pas “tërbimit” të Messit

Arbitri Roddy Zambrano ishte padyshim një ndër më të kritikuarit në Kupën e Amerikës, pasi në gjysmëfinale nuk akordoi dy penallti për Argjentinën, sipas pretendimeve të këtyre të fundit për dy faulle. Gjyqtari ekuadorian ka qartësuar arsyet që e shtyn të merrnin ato vendime, duke mos përdorur ndihmën e VAR.

“Otamendi në atë moment vjen për t’u përplasur me kundërshtarin dhe në gjykimin tim nuk kishim të bënim me një penallti neto. VAR-i e ka kontrolluar dhe mendoi se kjo ndërhyrje ishte 50% me 50%, por nuk më thirrën që ta shoh sërish. Ata nuk e kanë konsideruar një gabim të qartë nga ana ime për të më thënë që ta rishoh rastin.

Mendoj se Aguero i bën faull mbrojtësit dhe nuk kemi të bëjmë me penallti. Pse nuk ka një pamje nga mbrapa për ta kuptuar më mirë këtë rast? Messi gjithmonë është marrë me lojën dhe ka qenë i përqendruar në fushën e lojës. Kurrë nuk ka bërë polemika dhe u surprizova nga deklaratat e tij pas ndeshjes. Megjithatë, secili ka mendimin e tij”, deklaroi arbitri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?