FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zaniolo bën gati rinovimin me Romën, por Juve nuk heq dorë prej tij

Nicolo Zaniolo pritet të rinovojë kontratën me klubin e Romës. Lajmi konfirmohet nga vet i ati i talentit 19-vjecar, i cili ka deklaruar se në përfundim të sezonit do të ulet me drejtuesit verdhekuq për të diskutuar detajet e kontratës së re.

Ai ka shtuar se nuk ekziston asnjë lloj problemi dhe se çdo gjë do të zgjidhet shumë shpejtë. Shpërthimi i Zaniolos këtë sezon zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha, mes të cilave Juventusit, ndërkohë që drejtuesit e Romës nisën menjëherë bisedimet për të blinduar talentin e ri të futbollit italian.

Një ofertë 40-50 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme për të rrëmbyer një nga talentet më premtues në Itali, i cili u ble vetëm për disa milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?