FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zbërthehet” atletja e njohur: Kam mbajtur me lekë ish-in që kam bashkëjetuar

Klodiana Shala është një ndër atletet më të mira shqiptare.

Ajo ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Late Night Show’, ku zbuloi edhe disa të pathëna nga jeta e saj private.

Shala tregoi se ka spikatur në atletikë që në klasë të tetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo shtoi, se me paratë që fitonte mbante familjen dhe ish të dashurin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga biseda:

Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.

Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?

Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.

Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?

Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.

Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke cuar?

Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?