FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zbërthehet” Berlusconi, në pritje të Ancelottit dhe Ibrës te Milan

Conte, Mihajlovic apo Emery janë emra të lakuar për stolin e Milan, teksa me mbylljen e sezonit, pas ndeshjes së sotme, largimi i Pipo Inzaghit është i sigurtë. Por për presidentin e  Milanit, Silvio Berlusconi, alternativa e parë mbetet Carlo Ancelotti dhe vetëm nëse ish-trajneri i Realit të Madridit refuzon, mund të flitet për një emër tjetër. “Nuk dua të marr në konsideratë asnjë mundësi tjetër. Mund të flasim për emra të tjerë vetëm nëse Ancelotti nuk vjen. Unë shpresoj që Carletto të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit. E kam kuptuar edhe në takimet e mia elektorale që të gjithë tifozët tanë dëshirojnë që Ancelotti të jetë trajner i skuadrës. Ai është një trajner fitues dhe këtë e tregojnë trofetë që ka fituar me çdo skuadër që ka drejtuar. Tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale e më pas do të marrë një vendim. Shpresoj që ky vendim të jetë pozitiv për Milanin.”

Në shtypin italian po flitet shumë për rreth mundësisë së rikthimit të Zlatan Ibrahimoviç në Milano. Berlusconi, lë të kuptohet se gjithçka mund të ndodhë.  “Ibra? Do të më pëlqente shumë rikthimi i tij, edhe pse është një personazh shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Gjithsesi në fushë është i mrekullueshëm.”

Numri një i klubit kuqezi kujtoi se nuk ka ndërmend ta shesë Milan, por të gjejë ortakë për ta kthyer skuadrën në nivelet më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?