FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbriti me 7 lojtarë në fushë, humbet 20-0 në Seria C (VIDEO)

Një ndeshje e pazakontë ka ndodhur sot në Seria C në Itali. Pro Piacenza, klub që ndodhet në krizë të thellë ekonomike, prej tre javës në zbriste në fushë, duke u humbur në tavolinë 3-0 sfidat, por nëse të njëjtën gjë do të bënte edhe ndaj Cuneos, atëherë do të përjashtohej nga gara.

Për të shmangur këtë skenar, ekipi zbriti në fushë me vetëm 7 lojtarë (numri minimal i futbollistëve në një skuadër për të zhvilluar ndeshje profesioniste), nga 16 deri në 19 vjeç, madje edhe trajnerin e kishte adoleshent, duke e humbur takimin me rezultatin e thellë 20-0.

Në fakt, për Piacenzan nuk kishin rëndësi shifrat e humbjes, por shmangia e një vendimi për përjashtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?