FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen çmimet e biletave për miqësoren Feronikeli-Milan

Tashmë është zyrtare edhe nga ana e Milanit. Kuqezinjtë do të zbresin mbrëmjen e 10 gushtit në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen miqësore me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Një takim që duket se ka entuziasmuar së tepërmi tifozët kosovarë dhe jo vetëm, që kanë nisur të lëvizur për të gjetur një biletë. E duke parë prestigjin që ka edhe kundërshtari, organizatorët e këtij 90 minutëshi ka caktuar edhe çmimet e biletave, që konsiderohen mjaft të kripura.

Organizatori i ndeshjet, Agron Selimi në një lidhje direkte për “RTV Dukagjini” ka dhënë detaje për çmimet e biletave, për të cilat thotë se ka vendosur promotori i ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën VIP kushtojnë 155 euro. Të gjitha biletat shiten online. Nuk ka bileta tjera që mund të shiten në dorë apo mënyra tjera”, tha ndër të tjera Agron Selimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Feronikeli dhe Milani do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” me 10 gusht nga ora 20:45.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?