FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen dy kushtet që i vendosi Juves për t’u rikthyer në Torino

Para disa ditësh u përhapën fjalë, të cilat po marrin çdo ditë e më shumë konturet e realitetit. Gigi Buffon është gati të kthehet te Juventusi, pas vetëm një viti në Francë dhe me siguri do të mbyllë karrierën e tij në futbollin profesionist me fanellën e Juventusit.

 

Portieri ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës torineze dhe me trajnerin e ri Maurizio Sarri, për t’u rikthyer në Torino dhe për të qenë një zëvendësues  i Szczesny-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt sipas as që shkruan gazeta “Repubblica”, Buffon ka kërkuar dy klauzola mjaft të veçanta të përfshira në kontratën e tij të re me Juventusin, që i ka ofruar 1.5 milionë euro në sezon, pa përfshirë bonuset.

Swiss Digital Mobile Reklama

Buffon, me kontratë, duhet të luajë të paktën 8 ndeshje në kampionat, që do të thotë se do të kalojë Paolo Maldinin, i cili është rekordmen me 674 ndeshje të luajtura në Serie A).

Dhe, për më tepër, Sarri do të jetë i detyruar – sipas thashethemeve – të ketë Buffon në fushë në dy ndeshje në Ligën e Kampionëve .

Kthimi zyrtar i portierit në Torino pritet në ditët në vijim, një kthim që do të bëhet edhe më funksional në përfshirjen e tij në stafin drejtues të  Juventusit sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?