Zbulohen dy super klubet angleze që janë gati për të paguar 50 mln euro për Hysajn
Mançester Junajtid dhe Arsenal janë në kërkim të Elseid Hysajt, dhe për këtë qëllim kanë bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me Napolin në vitet e fundit, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Hysaj u ble për 5 milionë euro nga Empoli në vitin 2015, por tashmë vlera e tij është rritur shumë. Kontrata aktuale me Napolin skadon më 30 qershor të vitit 2021, ndërkohë që ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh nga Napoli në një klub tjetër evropian.
Si “Djajtë e Kuq” ashtu edhe “Topçinjtë” janë të interesuar për 24-vjeçarin, teksa janë të gatshëm për të paguar klauzolën sipas “Tuttosport”. Sipas gazetës italiane, Arsenali dhe Mançester Junajtid do të diskutojnë me Napolin, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

