Zbulohen pamjet e aksidentit që i mori jetën Reyes (FOTO)

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë pas një aksidenti në moshën 35 vjeç. Sipas televizionit spanjoll “Deportes Cex”, përplasja ndodhi në orën 11:40, në rrugën mes zonës së Utrera dhe Sevillas dhe në makinën e tij ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Brabus” teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë.

Në makinën e tij ndodheshe edhe kushëriri i tij Jonathan Reyes, 23 vjeç, ndërsa personi i tretë ka pësuar vetëm djegie. Ai ka lënë pas tre fëmijë, dy vajza Noelia dhe Triana dhe djalin Jose Antonio Jr, ndërkohë që është martuar me Noelia Lopez, në qershorin 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi: imazhet nga skena e rrëzimit në Utrera tregojnë një makinë të kthyer në çatinë e saj nga ana e rrugës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?