FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet arsyeja se përse Benzema nuk u transferua te Barcelona në vitin 2008

Barcelona kishte nevojë për një sulmues në vitin 2008, kur Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit nga “Camp Nou” dhe nuk i pëlqente aspak Samuel Eto’o. Karim Benzema ishte një nga objektivat, pasi po bënte paraqitje fantastike te Lyon.

Sipas “Marca”, Txiki Begiristain, drejtori teknik i katalanasve në atë kohë, ka shkuar në Lion, ish-skuadra e sulmuesit francez, për t’u takuar personalisht me lojtarin.

Ky ishte momentin, kur Barcelona ka vendosur të tërhiqet: Begiristain, në fakt, nuk është bindur nga disa gjëra. Kryesisht nga qëndrimi i lojtarit, i cili nuk e shikoi asnjëherë në sy gjatë takimeve, por edhe miqësitë e Benzema jashtë fushës, që janë konsideruar të papërshtatshme. Këto arsye kanë bërë që operacioni të dështojë, teksa Barcelona mori Zlatan Ibrahimovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?