FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet çfarë i tha tifozi nga Cërriku, Lorik Canës

 nga Cërriku. “I kërkova (portierit Berisha) të më jepte një autograf mbi flamurin tonë kombëtar. Berisha më tha: “Të lutem vëlla, largohu se do të na penalizojnë”. Në fakt, Etritin e pengonin edhe dorashkat për të shkruar në flamur. Por, unë nuk mund të largohesha pa marrë autografin. Më pas ai i drejtohet kapitenit të skuadrës Lorik Cana për një autograf, ndërsa ky i fundit nuk nguron t’ja plotësojë dëshirën në fushën e lojës. Cana, të lutëm dua një autograf për djalin tim mbi flamur, përndryshe nuk dal nga stadiumi! Kam ardhur nga Cërriku, të lutem dua vetëm një autograf!. Kapiteni kuqezi nuk ngurroi të ma realizonte ëndrrën, madje u përqafuam dhe ai më puthi. Kjo ka qenë gjëja më e bukur dhe emocionuese që kam përjetuar në jetën time” – deklaron Uliks Ademi (Bedhai) për këtë gazetë. Në takimin miqësor mes Italisë dhe Shqipërisë, ndeshja u ndërpre tri herë me nga pak sekonda diferencë për shkak të futjes së tifozëve shqiptarë në fushën e lojës, për ta takuar dhe përshëndetur lojtarët e kombëtares. Kjo u përshëndet edhe nga vendasit, ndërsa ndaj tifozëve nuk u morën masa ndëshkuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?