FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet gjobat e tmerrshme te Real Madridi nëse shkel rregullat

Të luash në një ekip të rëndësishëm si Real Madrid sigurisht që përfaqëson një nder të madh. Por mbi të gjitha, të mbash fanellën e Los Blancos është gjithashtu një përgjegjësi e madhe dhe pikërisht për këtë arsye trajneri francez u kërkon lojtarëve të mos kenë të meta.

Një kërkesë që reflektohet edhe në disiplinën dhe rregulloret e brendshme të vendosura nga Zinedine Zidane këtë vit. Televizioni spanjoll “Deportes Cuatro” ka publikuar rregulloren e veçantë në dhomat e zhveshjeve të Realit, duke publikuar edhe listën e gjobave.

Këto janë gjobat e zbuluara nga Deportes Cuatro:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vonesa deri në 5 minuta: 250 euro

Swiss Digital Mobile Reklama

Vonesa deri në 15 minuta: 500 euro

Vonesa mbi 15 minuta: 1000 euro

Mungesa e pajustifikuar në stërvitje: 3000 euro

Celulari i përdorur në mënyrë të fshehtë gjatë seancave të fizioterapisë: nga 250 në 1000 euro

Refuzimi për tu peshuar: 250 euro (bëhet 1000 në rast refuzimi të përsëritur)

Tejkalimi i peshës dy herë radhazi: 1000 euro

Për më tepër, ka edhe dy detyrime të tjera mjaft të rrepta. E para, ka të bëjë me lojtarët që nuk janë grumbulluar, ata duhet të qëndrojnë në dhomat e zhveshjeve së bashku me ekipin deri në vërshëllimin e fillimit të ndeshjes dhe nuk mund të largohen nga stadiumi më parë se 10 minuta nga fundi i ndeshjes, kur janë në tribunë.

Në fund një tjetër detyrim: Të gjithë lojtarët duhet të paraqiten në konferencat për shtyp të veshur vetëm me veshjet zyrtare të klubit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?