Zbulohet numri i biletave të shitura për derbin Partizani-Tirana

Derbi Partizani-Tirana që luhet sot në orën 19:00 pritet të ketë më shumë tifozë në stadium se sa jemi mësuar.

Deri në orën 15:00 janë shitur 12 mijë bileta për ndeshjen, ndërsa nga klubi i Partizanit presin që deri në startin e sfidës numri të shkojë në 15 mijë tifozë nga 22 mijë që është kapaciteti maksimal.

Të dyja skuadra shquhen për tifozëritë e tyre të ndezura, por ende nuk kanë mundur që ta mbushin plotë impiantin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?