Zbulohet pasuria e madhe që ka lënë Pele pasi u nda nga jeta
Pele ka lënë pas një trashëgimi të madhe, jo vetëm për botën e futbollit, por dhe një pasuri të madhe për familjarët e tij që i qëndruan pranë deri në momentet e fundit.
Sipas faqes së specializuar “Celebrity Net Worth”, fituesi i tre herë i Kupës së Botës, ka lënë një pasuri mbi 100 milionë dollarë.
Pasuria e Peles ka ardhur jo vetëm nga futbolli i luajtur, por edhe prej kontratave të majme publicitare, të drejtave të shfrytëzimit të imazhit dhe shumë kanaleve të tjera që kanë pak lidhje me futbollin.
KOHA JONË SONDAZH

