Zbulohet shifra e frikshme që duhet të paguajë Reali nëse i prish kontratën Ramosit

Sergio Ramos ia ka bërë të qartë Perezit se nëse nuk e do në skuadër, mjafton ta paguajë dhe ai largohet. Pas disfatës ndaj Ajax-it ka pasur përplasje në dhomat e zhveshjes së madrilenëve. Perez kritikoi ekipin për përkushtimin dhe mbrojtësin në veçanti.

Pas fjalëve të Ramos, presidenti zgjodhi të heshte. Spanjolli ka një kontratë që përfundon në 2021. Në rast se ka prishje të njëanshme, pra nga Reali, klubi i detyrohet t’i paguajë plot 25 milionë euro, një veprim i çmendur nëse do të ndodhte.

Reali po përgatitet për një fushatë blerjesh për të rinovuar ekipin dhe është gati të hap thesin për blerje stratosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?